Aleancë Rusi-Kinë kundër Perëndimit? Kremlini zbardh detaje nga takimi Putin-Xi: Apel NATO-s që…

Mos i humb

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping i kanë bërë thirrje NATO-s gjatë një takimi në Pekin që të ndalojë zgjerimin e mëtejshëm,-ka njoftuar Kremlini.

Takimi i dy liderëve, i mbajtur ditën e Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, shënoi një hap të mëtejshëm në atë që është bërë një partneritet gjithnjë e më i ngushtë mes Pekinit dhe Moskës, pasi marrëdhëniet e këtyre dy vendeve me Perëndimin janë përkeqësuar.

Sipas një versioni në gjuhën angleze të deklaratës së përbashkët të lëshuar nga Kremlini, të dy vendet besojnë se disa shtete, aleanca ushtarake dhe politike dhe koalicione synojnë të kenë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, avantazhe ushtarake të njëanshme në dëm të sigurisë së të tjerëve”.

Rusia dhe Kina gjithashtu kundërshtojnë zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s dhe i bëjnë thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut të braktisë qasjet e saj të ideologjizuara të luftës së ftohtë, të respektojë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e vendeve të tjera dhe të ushtrojë një qëndrim të drejtë dhe objektiv ndaj zhvillimit paqësor të shteteve të tjera”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Sipas medias shtetërore kineze Xinhua, të dy udhëheqësit patën një shkëmbim të thellë dhe të plotë të pikëpamjeve mbi marrëdhëniet Kinë-Rusi dhe një sërë çështjesh kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin strategjik ndërkombëtar, por nuk përmendën drejtpërdrejt NATO-n.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit