Prodhuesi italian i veturave, Alfa Romeo, tërhoqi nga tregu dy modelet më të njohura për shkak të problemeve mekanike.
Më shumë se 60.000 automjete të modeleve Giulia dhe Stelvio janë tërhequr nga tregu për shkak të problemeve me kontrollin e përshtatjes. Siç njoftohet nga Alfa Romeo, sistemi nuk mund të fiket kur shoferi e shtyn pedalin e frenave. Sistemi mund të mbyllet vetëm kur shoferi mban frenimin për një periudhë të gjatë.
Kjo nuk është tërheqja e parë e Giulias dhe Stelvios, pasi Alfa Romeo kishte probleme me këto dy modele në fillim të vitit 2018 për shkak të frenave. Në tetor të vitit të kaluar, modelet e njëjta kishin një problem me mbinxehjen e motorit në versionet 2.0-litër dhe 2.9-litër V6.