Algjeri, jep dorëheqje presidenti Bouteflika

Mos i humb

Pas një muaji protesta kundër vendimit të tij për të kërkuar një mandat të pestë, presidenti algjerian Abdelaziz Bouteflika iu nënshtrua kërkesave popullore dhe dha dorëheqjen, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve APS.

Vendimi i Bouteflika-s erdhi disa orë pasi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Algjerisë, gjenerali Ahmed Gaid Saleh, kërkoi “largimin e menjëhershëm” të tij.

Në një deklaratë, Saleh përsëriti angazhimin e ushtrisë për zbatimin e një neni kushtetues për lirimin e postit presidencial, duke shtuar se “Vendimi ynë është i qartë dhe i pakthyeshëm, pasi qëndrojmë me njerëzit derisa kërkesat e tyre të përmbushen”.

Deklarata e Saleh erdhi një ditë pasi Bouteflika u zotua të japë dorëheqjen para se mandati i tij të skadojë zyrtarisht në fund të muajit.

Duke thënë se deklarata e djeshme nga Boutaflika është bërë “nga fuqi jokushtetuese dhe jo drejtpërdrejt prej tij”, Saleh tha se “ushtria algjeriane nuk do të pranojë vendime që nuk parashihen me kushtetutë”.

Në shkurt, partia qeverisëse Fronti Nacionalçlirimtar propozoi 82-vjeçarin Bouteflika, i cili ka qeverisur Algjerinë që nga viti 1999, për të kandiduar për një mandat të pestë në detyrë.

Por pas disa javësh demonstratash kundër synimeve të tij për të kandiduar për një mandat të pestë në detyrë, Bouteflika më 11 mars shtyu zgjedhjet në afat të pacaktuar, fillimisht të planifikuara për 18 prill, dhe u tërhoq zyrtarisht nga kandidatura.

Megjithatë, algjerianët kanë vazhduar të të mbajnë protesta masive kundër Bouteflika-s, duke e akuzuar atë se në mënyrë jokushtetuese zgjat mandatin e tij të katërt në detyrë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit