
Algjeria përfshihet nga një valë protestash para zgjedhjeve presidenciale për t’iu përgjigjur emërimit të Presidentit Abdulaziz Buteflika për mandatin e 5-të në zgjedhjet e 18 prillit që do të mbahen atje.
Shkak është rikandidimi i presidentit aktual Buteflika i cili është i paralizuar në një karrige të lëvizshme.
Ndër pankartat e lëshuara në këtë protestë ka qenë edhe ajo:
“NE NDALOJME PROTESTEN NESE BUTEFLIKA E DIN SE KA KANDIDUAR PER PRESIDENT”.


