Ali Ahmeti: Bashkëpunimet me shqiptarët të pasuksesshme, optimist për NATO-n dhe BE-në

Mos i humb

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për Kosova Press është shprehur se do të hyjë i vetëm në zgjedhje dhe bashkëpunimet me partitë shqiptare kanë rezultuar të pasuksesshme.

Ndërsa anëtaresimin në NATO dhe në BE i sheh si rrugën e vetme të Maqedonise se veriut.

BDI do të garojë e vetme në zgjedhjet që pritet të mbahen në pranverë deklaroi kryetari Ali Ahmeti në një intervistë për Kosova Press.

“Ne jemi përcaktuar që të shkojmë vetëm në zgjedhje. Urojmë që partitë e vogla të bëhen bashkë, sepse jo njëherë e kam përsëritur, tek ne shqiptarët në Maqedoni më shumë se dy parti janë të dëmshme për shqiptarët, sepse shqiptarët i bëjnë më të parëndësishëm”-theksoi Ali Ahmeti.

Ai thotë se në Maqedoninë e Veriut ende janë të organizuar mbi baza etnike dhe ka nevojë që shqiptarët të përfaqësohen nga parti politike shqiptare me përgjegjësi.

“Me gjuhë, me flamur, me universitete dhe me përfaqësim të drejtë në institucione; në administratë publike, në administratë shetërore, në polici dhe ushtri. Akoma ka punë për të bërë”- tha Ahmeti.

Ndërsa i pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me partitë shqiptare, Ahmeti pohon se tentativa të tilla kanë rezultuar pa sukses.

“Ne kemi insistuar dhe ne kemi komunikuar, por të gjithë tentativat nuk janë përmbyllur me sukses për fat të keq”-pohoi kreu i BDI-së.

Kryetari i BDI-se shprehet optimist per hapjen e negociatave me BE-në, ndërkohë dështimin nuk e sheh faj të qeverisë. Ai shtoi se rruga e vetme per Maqedonine e Veriut është anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Europian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit