Ali Larijani rizgjidhet sërish kryetar i Parlamentit të Iranit

Mos i humb

 

 

 Ali Larijani u zgjodh përsëri në postin e kryetarit të Kuvendit në Iran.

Në votimin e kryer në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit të Iranit, për postin e kryetarit të parlamentit garuan si kandidatë Ali Larijani, Muhammed Riza Arif dhe Hamid Riza Haxhi Babai.

Në raundin e parë të votimit asnjë prej kandidatëve nuk mundi të merrte votat e mjaftueshme.

Ndërsa në raundin e dytë të votimit garuan Larijani dhe kandidati i reformistëve Arif.

Babai, një prej kandidatëve dha mbështetjen e tij për Larijanin. Dhe në votimin e raundit të dytë Larijani u rizgjodh kryetar i Parlamentit të Iranit duke marrë 147 vota nga 279 të mundshme. Ndërsa kandidati Arif mundi të marrë 123 vota.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit