Alibeaj: Droga në makinën e bashkisë, policia nuk e raportoi

Mos i humb

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit mbi kapjen e një sasie droge në mjetin e bashkisë Rosokovec, drejtuar nga Arbër Bufi, nipi i Kryebashkiakes Majlinda Bufi, i cili është njëherësh dhe nipi i saj.

Përmes një publikimi në Facebook, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha se policia as  nuk e ka bërë publik këtë fakt, ndëra shkruan se kryebashkiakja e Roskovecit u shërben trafikantëve të drogës ashtu si dhe homologë të tjerë të saj.

“Nën drejtimin e Edi Ramës, drogën mund ta bësh me makinën e Ministrit të Brendshëm, por mund ta bësh edhe me makinën e kryetarit të Bashkisë. Mjafton të kesh garancitë e Edi Ramës se nuk do të shkarkohesh dhe droga derdhet lumë me makinat e shtetit.

Çfarë po bën Majlinda Bufi? Kryebashkiakja ilegjitime e Bashkisë së Roskovecit akoma nuk e ka dënuar aktin e trafikut të drogës me makinën e saj nga nipi i saj. Kryebashkiakja ilegjitime e Edi Ramës nuk mohon dot atë që ka dalë në pazarin e Roskovecit me kohë. Ajo përdoret dhe u shërben disa trafikantëve të drogës, njësoj si shefi i saj në Tiranë dhe si shumë homologë në bashki të tjera të vendit.

Çfarë bën policia në këtë rast?

A e ka marrë në pyetje kryebashkiaken për trafikun e drogës nga nipi i saj me makinën e saj? Ajo që dimë deri tani, është se policia as që e ka bërë publik faktin, siç nxiton për raste të tjera, kur pushteti i Edi Ramës nuk implikohet drejtpërsëdrejti.

Çfarë bën kryeministri?

A e shkarkoi ai kryebashkiaken e Roskovecit? Pyetja është më shumë retorike. Edi Rama nuk ka shkarkuar asnjë kryebashkiak që është verifikuar me të shkuar kriminale. Ai thjesht ka heshtur që koha të mbulojë llumin me të cilin drejton vendin”, shkruan Alibeaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit