Alibeaj: Duhet transparencë dhe hetim i thelluar!

Mos i humb

Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me akuzat e bëra nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal.

Alibeaj shprehet se kjo ngjarje kërkon transparencë dhe hetim të thelluar.

Më tej shton se zbardhja e plotë do të ndihmojë jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrëdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik.

Statusi:

Akuzat e  Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2017 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar.

Retorika boshe për konsumin e politikës së ditës nuk e zbardh këtë çështje tepër të rëndësishme për marrdhënien e Shqipërisë me SHBA.

Zbardhja sa më parë dhe transparenca e plotë është ajo që ndihmon jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrëdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit