Alibeaj kritikon reformën territoriale të 2014: Bashkitë janë bërë pronë private, duhet…

Mos i humb

Nga Shkodra Partia Demokratike ka nisur konsultimin publik me anëtarët e PD në bazë lidhur me reformën e re territoriale. Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj i shoqëruar nga deputetët e PD Dhurata Çupi, Andia Ulliri dhe Roland Bejko zhvilloi takimin e parë konsultativ për reformën territoriale.

Kjo reformë tha Alibeaj nuk duhet të shërbejë vetëm për të prodhuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme por duhet të mendohet që të jetë funksionale për qytetarët. Reforma territoriale e 2014-ës nuk ka funksioniar u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD duke kërkuar që tashmë të ketë më shumë bashki por edhe një ndarje të drejtë të bashkive duke shtuar numrin e tyre.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se Alibeaj akuzoi kryeministrin se për shkak të reformave të dështuara deri me tani ai kontrollon gjithçka që nga ekzekutivi dhe deri tek sistemi i drejtësisë duke përfshirë edhe pushtetin lokal dhe çdo gjë tjetër.

“Reforma territoriale për PD është e rëndësishme sepse ne 2014 opozita atëherë dhe opozita sot nuk arritën qe te çonin ne fund ridimensionimin e reformës territoriale, ca për komplekse tona ca për interesa te mazhorances te atëhershme. Ajo reforme u kthye ne ca viza te Shqipërisë si e si PS te fitonte zgjedhjet e 2015 dhe ashtu ndodhi. U fillua mbrapsht. E kemi te detyrueshme për ta çuar reformën territoriale për aq fuqi politike sa PD ka dhe nuk ka pak. Nuk besoj se ka njerëz me logjike te cilët nuk bien dakord se ajo reforme e 2014 duhet korrigjuar dhe ky është një konsensus mbarëkombëtar”, tha Alibeaj.

FJALA E PLOTË:

Dy rruge janë ose për ta korrigjuar ose te mbese kjo qe është. Nuk duhet te biem ne kurthin qe ne baze te reformës territoriale si do jete rezultati i zgjedhjeve, nuk do biem ne ate kurth. U be ne 2014 dhe u pa qe ne vitin e trete a te katërt se nuk është funksionale. Duhet reforme e pushtetit lokal qe eshte me tej se nje reforme territoriale, kjo eshte sfida qe kemi ne. Janë prodhuar kaq shume dokumente qe tregojnë problemet e reformës. Ne duhet te marrim se cilat janë problemet e sotshme te pushtetit lokal.

Bashkitë u shndërruan ne vende punesimi, pastaj ne vende ku beheshin tendera dhe pastaj ne makineri per te prodhuar rezultatin e zgjedhjeve te 25 prillit. Bashkite e sotshme jane private te atyre qe i drejtojne dhe qe funksionojnë nje here ne kater vite, diten e zgjedhjeve. Ky eshte pushteti lokal sot fatkeqesisht dhe duhej te ishte ndryshe, jo ku pushteti i mbivendoset njeriut si pushteti qendror, pushteti lokal eshte ndryshe, eshte aty dite per dite me qytetaret. Eshte asgjesuar e gjitha kjo ndjesi.

Nevojat e dyte pse duhet bere nje reforme e tille eshte demokracia. Gjithnje e me teper vuajme nga demokracia dhe kontrolli i pushteteve. Sot te gjitha pushtetet jane ne nje dore, tek kryeministri qe nga ekzekutivi, lokal e deri tek drejtesia.

Me një fishkëllime Kryeministri i mbledh ne një salle kryebashkiakët dhe i ben gjyq publik. E treta eshte funksionaliteti, çfare shërbimesh marrin njerezit sot dhe sa afer e kane kryebashkiakun. E vetmja gje eshte taksa e tarifa pafund dhe sherbimi zero dhe nuk ke se ku te ankohesh. Kjo eshte nje tjeter arsye e ridimensionimit te pushtetit lokal.

Duhet te arrijmë autonominë, duhet te kemi kryetar bashkish qe te mos shohin se çfarë lëmoshe kryeministri i jep kur behet buxheti. Eshte sherbetor i keq ashtu. Duhet te jete reforme qe ti japi mundesi nje bashkie qe te vetorganizohet dhe te jete e fuqishme ekonomikisht per funksionet e saj. Reforma nuk duhet te shërbeje si nje art ku ne vendosim kufijte

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit