Alibeaj: Opozita mbron qytetarët. Balluku: Po bëni racizëm…

Mos i humb

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.  Prezantimi i projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a., dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”

Mbledhja e sotme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Përfaqësuesi i opozitës, Enkelejd Alibeaj debatoi me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke thënë se ajo mbron privatin dhe jo qytetarët. Alibeaj shtoi se është detyra e opozitës për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe për këtë i është drejtuar me disa pyetje Ballukut.

Balluku duke iu përgjigjur Alibeajt, theksoi se Alabar ka ardhur në Shqipëri edhe në vitin 2007 por nuk kishte gjetur terrenin e duhur, kështu sipas saj nuk mund të priten investitorët strategjik “me këmbët e para”.

Pjesë nga Debati:

Alibeaj: Mos më dhunoni në fjalën time.

Balluku: Ndërhyre më buzëqeshje, çfarë do të thotë kjo.

Alibej: Pretendoni të jeni mbrojtës e shqiptarëve dhe interesit publik, por u pozicionuat si mbrojtëse e Albarit. Duhet të mbronit interesin e shqiptarëve. Por ju jeni krenare për të mbrojtur investitorin, kështu opozita do të mbrojë interesin e shqiptarëve. Ju keni zgjedhur këtë për privatin dhe po ju bëj pyetje. Si e zgjodhët Alabarin? Si e kontaktuat? Si e mori vesh ?

Alibeaj: Bëra një pyetje të thjeshtë dje. A e dini se cilët janë pronarët e shoqërisë që Shteti Shqiptar i dha statusi investitor strategjik E regjistruar në  “Ofshore”, askush nuk e di se kush janë. Pse duhet të fshihet? Ajo është e regjistruar në ishujt Kajman.”

“12 muaj kanë qenë të errëta, askush nuk dinte asgjë. Pse me ligj kërkoni ta hidhni në parlament dhe të detyrohen të votojnë diçka që nuk e kanë të njohur. Duhet një shpjegim i vogël”

Baluku: Ne i mbrojmë investitorët e huaj, se nuk i presim dot me këmbët e para. Albari e ka zbuluar Shqipërinë në 2007. Kanë pasur takime në atë kohë, por erdhën dhe ikën me vrap. Na thanë se ishte situatë e tmerrshme… dhe nuk do të ktheheshin. Ju i dini mirë këto punët e Aladinit. Ju i dini më mirë atë punët e fërkimit…të llambës. “

Balluku: Është si të pyesësh pse SHELL erdhi në Shqipëri. Nuk besoj që të gjithë kanë llambën e Aladinit apo gomarin e Nastradinit. Thjeshtë vendi ynë është vend që mund të investohet.”

“Ai port do t’i shërbejë Kosovës, Maqedonisë së Veriut por edhe Serbisë. Dhe do të ketë edhe infrastrukturë tjetër me hekurudha dhe rrugë. Shqipërisë i duhet një port i ri komercial për të përfshirë aktivitetet detare. Nga karburantet tek facilitetet e NATO-s.”

“Racizëm se pse zgjodhëm Dubain. Por Brukseli nuk erdhi…ditën që duan të vijnë e hapim derën për ta. Nuk ka pasur interes për këtë projekt. Është racizëm që të themi pse pranuam ata nga Dubai.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit