Alimehmeti: Siguria ushqimore çështje e sigurisë kombëtare

Mos i humb

Drejtuesit të Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti në një deklaratë për mediet, vuri sot theksin tek raportimi i djeshëm në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Alimehmeti u shpreh se, “KLSH riktheu në vëmendje skandalin e tregtimit të akulloreve të kontaminuara me oksid etileni në Shqipëri”.

Ai u theksoi se “pavarësisht ngritjes së alarmit, sipas raportit të KLSH-së, në Shqipëri u shitën dhe u konsumuan 13.2 ton akullore të kontaminuara me oksid etileni dhe vetëm 4.3 ton u tërhoqën, duke riskuar kështu gjerësisht shëndetin e popullatës, kryesisht të fëmijëve tanë”.

“Oksidi i etilenit është lëndë e klasifikuar ndërkombëtarisht si lëndë gjenotoksike dhe kancerogjenike dhe është ndaluar krejtësisht përdorimi i tij në ushqime që prej vitit 2011, pasi është faktor risku për sëmundje kanceroze të ndryshme si limfoma, leucemi, kancer stomaku dhe kancer gjiri. Gjithashtu, oksidi i etilenit shkakton dëmtime të sistemit riprodhues, ndryshime gjenetike dhe dëmtime të sistemit nervor”, tha ai.

Alimehmeti u shpreh se, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri nuk ka kryer detyrën e saj madhore me pasojë rrezikimin e shëndetit të njerëzve.

“Çështja më e rëndësishme për ne, çështja më e rëndësishme për interesin publik, është: Sa të sigurta janë ushqimet tona? Me çfarë po i ushqejmë familjet tona, fëmijët tanë?”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit