Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se vendimi i presidentit të SHBA-ve Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit është shumë i gabuar dhe një hap kundër të drejtës ndërkombëtare.
Në një deklaratë nga Presidenca thuhet se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një bisedë telefonike ka ftuar Aliyev-in në Samitin e Jashtëzakonshëm të Liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI).
Më tej në deklaratë thuhet se Aliyev ka pranuar me kënaqësi ftesën e presidentit Erdogan. Gjatë bisedës Erdoğan dhe Aliyev kanë folur për kontributet e Turqisë dhe Azarbajxhanit për solidaritetin islam, ku është shprehur se këto dy shtete do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e botës islame.
Aliyev në emër të popullit të Azerbajxhanit ka falënderuar presidentin Erdogan për marrjen e kësaj detyre për solidaritetin islam.
Ai ka thënë se vendimi i presidentit të SHBA-ve Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit “është shumë i gabuar dhe një hap në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Presidenti azerbajxhanas paralajmëroi se ky vendim mund të shkaktojë efekte të rrezikshme në Lindjen e Mesme.
Deklaratë nga Kazakistani
Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, lidhur me çështjen thuhet se delegacioni kazak ka marrë pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të mbajtur lidhur me statusin e Jerusalemit.
Në deklaratë thuhet se përfaqësuesi i përgjithshëm i Kazakistanit, Kayrat Umarov gjatë këtij takimi ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrimi i shtetit të tij për Lindjen e Afërt dhe se e mbështet fillimin e negociatave dypalëshe, pa parakushte./Rtv Islam/


