Haradinaj: Lajmi për liberalizim është çështje javësh

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot pas takimit me drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës deklaroi se lajmi për liberalizim është çështje javësh.

Në një njoftim nga Zyra e Kryeministrit thuhet se pas takimit të mbajtur me drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe përfaqësuesit e banorëve të fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit, të cilat përfshihen në procesin e shpronësimit, sipas vendimit të Qeverisë, kryeministri Haradinaj ka mbajtur një konferencë për media.

Me këtë rast Haradinaj është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve të cilët ia rikujtuan premtimin se në 90 ditëshin e punës së tij, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

“Besoj se është interesim i të gjithë neve që kjo të ndodhë sa më shpejtë. Jam aktiv në këtë temë. Plot aspekte të kësaj teme nganjëherë duken se janë dramatizuar dhe përkeqësuar, por unë mbaj shpresë se nuk do të shkojë në pakufi. Nuk ka ardhur me 90 ditëshin dhe ju keni të drejtë, por nuk besoj se do të shkojë shumë gjatë dhe në pakufi kjo situatë. Mendoj se do ta marrim lajmin e merituar në një afat të caktuar kohor. Nuk po them ditë sepse nuk e di sa ditë, por pres që të ndodhë. Mendoj se lajmi për liberalizim është çështje javësh, pastaj hyrja në fuqi e lajmit i ka 2-3 muaj diferencë, pro nuk besoj se do të shkojë në pakufi”, ka thënë Haradinaj.

Më 18 dhjetor vizitë në Bruksel

Kryeministri Haradinaj bëri të ditur se më 18 dhjetor do të realizojë vizitë në Bruksel.

“Nuk më është premtuar asgjë, por ju keni parë qëndrimet e mia në Parlament, por edhe qëndrimet e mia në publik se Kosova duhet ta marrë më në fund atë që i takon ose nuk ka pse të marrë pjesë në tryeza ku nuk respektohet dhe ku nuk i jepet ajo që i takon”, tha Haradinaj./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit