Alkimia e shpirtit në epokën e tejmodernizmit

Mos i humb

Autor:Nexhat Ibrahimi

Botues:Mehdi Gurra

Redaktor teknik:Halil Berisha

Redaktor gjuhësor:Arjan Koçi

I mbushur me referenca kur’anore dhe me poshtëshënime, libri luan rol dëftues, përkujtues, këshillues. Si në rastin, për shembull, kur trajtohet “fjala”: “Frytet e fjalës së sinqertë, fjalës së mirë, fjalës së butë, fjalës së ëmbël, fjalës së respektit, dhe pasojat e fjalës së rrejshme, fjalës së keqe, fjalës shpifëse kanë përfundime të ndryshme. Fjala e sinqertë çon në xhenet, kurse fjala e rrejshme çon në xhehenem”.

 

Nxitur nga ajetet e Kur’anit në shtjellimin e idesë së tij për veprën, autori nënvizon, mes rreshtash, se, “Muslimani e ka për detyrë të jetë në anën e atyre fjalët dhe veprat e të cilëve janë korrekte. Të tillë ka mjaft në mesin e atyre që njohim dhe në mesin e atyre që nuk njohim, të afërm e të largët, të pasur e të varfër, zejtarë, bujq, meshkuj e femra”.

 

Në një tjetër rast, në një tjetër faqe dhe mbi një tjetër temë, por brenda së njëjtës strukturë mendimi, në vëmendje është edukimi. “Mirëpo, edukimi islam i fëmijëve duhet të jetë i hershëm, që nënkupton, edukimi duhet të jetë i pranishëm te prindërit e fëmijës së porsaardhur”.

 

Libri do ta bëjë menjëherë për vete lexuesin me lëndën e vet tërheqëse.

MUND TA POROSISNI NË : www.islamshop.ch / www.fri.swiss/ ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit