Ambasada Amerikane kritikon listat zgjedhore në Kosovë

Mos i humb

Ditën e sotme Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka kritikuar futjen në lista zgjedhore të individëve që kanë probleme me ligjin në Kosovë.
 
“Si mund ta marrin seriozisht qytetarët përkushtimin e shprehur të partive politike për sundim të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive ka individë me aktakuza në fuqi, me dënime për shkelje, si: krimet e luftës dhe sulme, si dhe me sanksione ndërkombëtare për krime të luftës dhe korrupsion”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
 
Kujtojmë se Kosova do të mbajë zgjedhjet e përkohshme parlamentare më 6 tetor. Përkundër zotimeve të disa partive politike se nuk do të garojnë me individë që kanë probleme me ligjin, në listat e tyre zgjedhore janë parë disa persona, të cilët kanë aktakuza të ngritura në Gjykatat e Kosovës.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit