Mbërrin në Tiranë aparatura e përgjimit për WhatsApp dhe Viber

Mos i humb

Nëse mendoni se bisedat që kryeni në WhatsApp dhe Viber janë private, këtu gaboheni. Mesazhet dhe telefonatat e shqiptarëve tashmë nuk janë më private, kjo falë një aparature përgjimi.

Gazeta SHQIP mëson nga burime ekskluzive se ka mbërritur në Shqipëri një aparaturë që përgjon të gjitha komunikimet përmes këtyre dy platformave.

Aparatura moderne ndodhet tek godina e “Polit të Drejtësisë”, dhe transkipton tekstet që vijnë përmes WhatsApp dhe Viber, por edhe telefonatat që realizohen përmes këtyre dy platformave.

Një tendër i tillë u bë edhe në kohën e Adriatik Llallës, por pasi u dekonspirua në media, tenderi u anulua.

Ndonëse ‘shkëlqimi’ i Facebook ka rënë së fundmi dhe Instagram ka fituar gjerësisht terren dhe ndjekës besnikë, edhe në Shqipëri, sipas të dhënave të analizuara përdoret ende më shumë aplikacioni Messenger i Facebook për të komunikuar. Ndërsa rrjeti social i dytë më i përdorur është Whatsapp. Në raportet e mëparshme kishte qenë WhatsApp që dominonte si mjeti i parë i komunikimit elektronik në Shqipëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit