Ambasada amerikane reagon për sulmin ndaj gazetares: Akt frikacak, të kapen autorët

Mos i humb

Për sulmin e rëndë ndaj gazetares së kronikës, Klodiana Lala, ka reaguar pasditen e sotme edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Në reagimin zyrtar, publikuar në faqen zyrtare në Facebook, ambasada dënon me forcë sulmin ndaj gazetares dhe kërkon nga autoritetet shqiptare, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

Gjithashtu, ambasada vë në dukje rolin e gazetares Lala në pasqyrimin e reformës në drejtësi, çështjeve të gjyqësorit dhe veprimtarive kriminale.

Sulmin me armë ndaj gazetares, ambasada e cilëson si një akt frikacak që tregon se kriminelët kanë frikë nga drejtësia e vërtetë shqiptare, që po afron.

Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj. Ne nxisim autoritetet shqiptare të kryejnë një hetim tërësor dhe transparent për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë. Si gazetare, Klodiana ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbulimin e reformës në drejtësi, çështjeve të gjyqësorit dhe veprimtarisë kriminale. Fakti që ajo u vu në shënjestër demonstron rëndësinë e punës së saj – sjellja e së vërtetës tek populli shqiptar. Një media e pavarur është frymëmarrja e një demokracie të fortë. Akte frikacake si ky tregojnë se kriminelët kanë frikë sa më shumë Shqipëria i afrohet një drejtësie të vërtetë”, mbyllet reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit