Ambasada Gjermane: Shqipëria të luftojë pandëshkueshmërinë, krimin e korrupsionin!

Mos i humb

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë reagon për nisjen e procesit të integrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada gjermane thekson se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

“Bisedimet për anëtarësim në BE 🇪🇺 kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri.

Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor”, thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit