Ambasada iraniane në Sana merr flakë si pasojë e luftimeve mes rebelëve

Mos i humb

Sipas një burimi ushtarak lokal, një zjarr ka shpërthyer në ambasadën iraniane në kryeqytetin jemenas Sana gjatë përplasjeve mes rebelëve Husi dhe lojalistëve të ish-presidentit Abdullah Saleh.

Burimi ushtarak, i cili foli në kushte anonimiteti, bëri të ditur se një predhë e mortajës goditi ndërtesën që ndodhet në jug të Sana-s, duke shkaktuar flakë në ambientet e ambasadës.

Ende mbetet e paqartë se cila palë ishte pas sulmit ndaj ambasadës iraniane.

Rebelët Husi dhe forcat e Saleh ditëve të fundit janë ndeshur për kontroll në Sana, të cilën ata së bashku e arritën në vitin 2014.

Javën e kaluar, forcat e Saleh thanë se janë të hapur për bisedime me koalicionin e udhëhequr saudit për luftimet me rebelët Husi, me qëllim për t’i dhënë fund konfliktit tre-vjeçar në Jemen.

Pretendohet se që atëherë konflikti në Jemen ka marrë jetën e mbi 10 mijë personave, gjë e cila edhe ka shkaktuar që Kombet e Bashkuara ta përshkruajnë si kriza më e keqe humanitare në botë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit