Ambasada Zvicerane në Prishtinë: Ja çfarë ndryshon për Kosovën nga sot 19 Korrik.

Mos i humb

Duke filluar nga 19 korriku 2021, Kosova, ashtu sikurse edhe disa vende të tjera që nuk bëjnë pjesë në Zonën Schengen nuk do të jetë më në mesin e vendeve me rrezik për Zvicrën.

Në përputhje me këtë, për Kosovën do të zbatohen sërish kriteret e përgjithshme të hyrjes në Zvicër, thuhet në një njoftim të Ambasadës Zvicerane në Kosovë/

“Në rastet kur udhëtimi për në Zvicër përfshin edhe udhëtimin tranzit përmes një vendi tjetër, udhëtarët janë përgjegjës për të kontrolluar kufizimet e zbatueshme të udhëtimit të vendit ose vedneve përkatëse”.

Kontrolli online i udhëtimit ju ndihmon të mbikëqyrni situatën tuaj individuale para se të hyni në Zvicër.

Të gjithë udhëtarët janë përgjegjës që të informohen vetë, që para nisjes, për kufizimet e udhëtimit COVID-19 që zbatohen në Zvicër dhe në vendet nëpër të cilat do të kalojnë.

Informacione të mëtejshme lidhur me këtë çështje mund të gjenden në faqen e internetit të Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) dhe Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), udhëzon Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Personave të cilët tashmë kanë vizën Shengen C të lëshuar nga Zvicra, por nuk kanë mundur ta përdorin atë për shkak të pandemisë, nuk do t`ju rimbursohet pagesa e vizës dhe as nuk do t`u lëshohet viza e re pa pagesë (tarifë).

Kërkesat për ribashkim familjar / përgatitje martese / studime

Në kuadrin e zbutjes graduale, Ambasada tani mund të caktojë një numër të kufizuar të termineve për aplikimet për bashkimin familjar, për përgatitjet e martesës ose për të studiuar në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Ju lutemi kontaktoni Qendrën Konsullore Rajonale të Ballkanit Perëndimor me email (pristina.visa@eda.admin.ch) për të caktuar një takim (termin).

Ju lutemi dërgoni një skanim të pasaportës tuaj dhe një përshkrim të shkurtër të llojit specifik të aplikimit. Termini i ardhshëm i mundshëm do të caktohet bazuar në parimin e “kush vjen i pari, shërbehet i pari”.

Detaje të mëtejshme mbi procesin e aplikimit: Kosovë / Shqipëri / Maqedonia e Veriut

Vizat për Francë, Austri, Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg

Tashmë është hequr pezullimi i marrëveshjeve të agjencisë me Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun për vizat, transmeton albinfo.ch njoftimin e ambasadës. Kështu, aplikimi për një Visa C (Shengen) për vendet e përmendura është përsëri i mundur, duke filluar nga 19.07.2021 në TLScontact.

Ndërkaq, pezullimi i marrëveshjes së përfaqësimit me Austrinë dhe Francën është edhe më tutje në fuqi, prandaj ju kërkojmë të kontaktoni drejtpërdrejt me ambasadat / përfaqësitë e këtyre vendeve për çështjet e vizave

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit