163 të vdekur nga përmbytjet në Gjermani, mbi 700 të plagosur

Mos i humb

Rritet bilanci i viktimave si pasoje e përmbytjeve që kanë përfshirë prej ditësh Gjermaninë. Mësohet se 163 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 700 kanë mbetur të plagosur.

Mediat bëjnë me dije se në Rheinland-Pfalz, në rrethin Ahrweiler, si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 117 persona ndërsa në Nordrhein-Westfalen të vdekurit janë 45, ndërsa një viktimë llogaritet në Bavari në rrethin Berchtesgaden.

Ndërkohë për shkak të situatës, pritet që kjo zonë të vizitohet nga Ministri i Brendshëm Horst Seehofer.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit