Ambasadori amerikan në Izrael thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit

Mos i humb

Ambasadori i SHBA-ve në Izrael, David Friedman kërkoi nga Departamenti Amerikan i Shtetit që të ndalë përdorimin e shprehjes “nën pushtim” për Bregun Perëndimor në dokumentet zyrtare.

Sipas lajmit të televizionit publik të Izraelit, ambasadori Friedman ka kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që nga dokumentet zyrtare të largohet shprehja “nën pushtim” për Bregun Perëndimor.

Mësohet se Departamenti Amerikan i Shtetit ka refuzuar këtë kërkesë por për shkak të presioneve “të nivelit të lartë” ka pranuar që këtë çështje ta shtrojë në tryezë në një të ardhme të afërt.

Pala amerikane dhe izraelite ende nuk dhanë deklaratë lidhur me këtë çështje./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit