Ambasadori gjerman i kujton Serbisë: Marrëveshja me Kosovën parakusht për anëtarësim në BE

Mos i humb

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd Tomas Shib, ka thënë sot se është e qartë që Gjermania së bashku me partnerët europian dhe amerikan angazhohet për çështjen e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe kemi shpresë se dialogu do të fillojë së shpejti, që viti 2019 të jetë vit i një lajmeve të mira.

Besojmë fuqishëm se me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian së shpejti të  fillëojë dialogu”, tha ambasadori Shib për agjencinë e lajmeve Beta.

Poashtu Shib, theksoi se dialogu  dhe marrëveshja është parakusht i anëtarësimit të Serbisë në BE.

“Dialogu i vetëm mund të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore që është një parakusht për anëtarësimin në BE”, ka thënë Shib.

“Kuptohet që një marrëveshje e tillë duhet të gjendet zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura të cilat edhe duhet të zbatohen. Duhet të bazohet në parimin e multietnicitetit dhe standardeve demokratike, për të kontribuar në stabilitetin e rajonit. Për këtë arsye, na vjen keq për të gjitha veprimet e njëanshme që rrezikojnë rivendosjen e dialogut “, shtoi Shib.

Ambasadori gjerman ka vënë në theks se perspektiva e anëtarësimit në BE është qenësore në promovimin e paqes dhe prosperitetit të rajonit.

“Perspektiva e anëtarësimit në BE është qenësore për të promovuar prosperitetin, paqen, demokracinë dhe sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor” dhe shtoi se shpreson që “negociatat e pranimit me Serbinë do të marrin një hap të rëndësishëm këtë vit”, ka deklaruar Shib.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit