Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.
Në një njoftim nga Ambasada e Turqisë në Tiranë thuhet se “Ambasadori Murat Ahmet Yörük sot i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, duke filluar zyrtarisht detyrën.”
Fillimisht ambasadori turk i ka paraqitur letrat kredenciale presidentit të Shqipërisë, në një ceremoni të zhvilluar në selinë e Presidencës së Shqipërisë.
Më pas ambasadori Murat Ahmet Yörük dhe Meta kanë realizuar një takim, ku në fokus të bisedës së tyre ka qenë bashkëpunimi mes Turqisë dhe Shqipërisë.
Ambasadori i ri Turqisë në Tiranë erdhi në Shqipëri në fund të dhjetorit të vit të kaluar dhe zëvendëson në këtë detyrë ish-ambasadorin Hidayet Bayraktar./Rtv islam/