Ambasadori italian flet nga Korça: Situata në Ukrainë tregon se sa e nevojshme është që Europa të pranojë një shtrirje më të gjerë në vendet e Ballkanit

Mos i humb

Nga Korca ku mori pjesë në një takim me drejtues të Universitetit, ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci komentoi zhvillimet në Ukrainë si edhe qëndrimin e BE, vecanërisht në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa dënoi agresionin rus në Ukrainë, Bucci tha se e ardhmja e Ballkanit është një e ardhme Europiane.

“Qasja ndaj Europës ndaj Ballkanit Perëndimor nuk ndryshon, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është një e ardhme europiane dhe Shqipëria shpresoj të ketë këtë vit një afrim me integrimin në BE.

Ne dënojmë situatën që është duke u zhvilluar, e ardhmja e Ballkanit është një e ardhme Europiane.”- u shpreh ai.

Ndër të tjera ambasadori italian theksoi se kjo situatë tregon edhe më tepër se sa e nevojshme është që Europa të lejojë dhe të pranojë një shtrirje më të gjerë në vendet e Ballkanit.

“Italia ka qënë gjithnjë në rresht të parë për të mbështetur anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në Europë.

Kjo situatë tregon edhe më tepër se sa e nevojshme është që Europa të lejojë dhe të pranojë një shtrirje më të gjerë në vendet e Ballkanit.” u shpreh ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit