Ambasadorja e Afrikës së Jugut i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta, diskutohet bashkëpunimi dypalësh

Mos i humb

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Afrikës së Jugut në Shqipëri, rezidente në Romë, Nosipho Jean Ngcaba me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.foto galeri

Presidenti Meta i uroi Ambasadores Nosipho Jean Ngcaba suksese në misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe i shprehu njëkohësisht vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona, si në planin dypalësh, ashtu edhe atë shumëpalësh, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.foto galeri Presidenti Meta dhe Ambasadorja Nosipho Jean Ngcaba nënvizuan rëndësinë e krijimit të kuadrit të nevojshëm ligjor për fuqizimin sidomos të bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe nxitjen e kontakteve ndërmjet strukturave të biznesit.

 

 

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit