Ambasadorja e SHBA takon kreun e KLP: Koha për guxim! Reforma në Drejtësi ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët

Mos i humb

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin për të folur për Reformën në Drejtësi.

Znj.Kim thotë se ky është moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët, por jo mjaftueshëm për të kënaqur njerëzit.

Sipas ambasadores, institucionet e reja të drejtësisë si KLP duhet të ndahen nga modelet e vjetra.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi – e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit.

Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë – ku SHBA e të tjerë kanë investuar shumë – duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”. – tha znj.Kim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit