“Sondazhet i ka blerë Rama, dje iu zbulua edhe patronazhisti”, Meta: Ditën e zgjedhjeve do jem në Vlorë, komisionerët e opozitës të japin jetën

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat, foli për zgjedhjet e 25 prillit dhe publikimit të të dhënave të qytetarëve.

Meta e cilësoi si krim publikimin e të dhënave dhe i bëri thirrjeve organeve të drejtësisë që të hetojnë këtë sipas tij aferë.

Ai tha se më 25 prill do të jetë në Vlorë, për të ndjekur nga afër procesin e numërimit të votave. Meta deklaroi se opozita fiton 90 mandate, e shtoi se sondazhet janë blerë nga kryeministri Edi Rama.

“Është fakt që ka dalë nga hetimet në Maqedoni dhe Evropë, janë vjedhur të dhënat e shtetasve shqiptar. Nuk dyshoj që kanë dalë nga PS. Si rezultat i kapjes së shtetit i ka marrë PS. Unë se kam Meta, e kam Metaj në dokumente, janë shumë të sakta të gjitha.

Nuk mund t’i përgjigjem asnjë pyetje që nuk ka kuptim në një shtet ku kanë mbetur dy institucione, ai i Presidentit, që qëndron heroikisht, me qetrësi dhe trimëri, dashuri dhe populli i Shqipërisë. Do të kemi vazhdimisht konferenca shtypi për arsye të zgjedhjeve. I kam premtuar shqiptarëve që do të bëj gjithçka që të vendoset rendi kushtetues që është përmbys.

I kam premtuar çdo gjë mund të bëhet kurban më 25 prill, por demokracia, liria, kurrë nuk do të bëhet kurban. Kush do të bëhet për armiqtë e Shqipërisë të bëhet. Kush ka ndërmend të bëhet kurban për bandën e inceneratorëbve të bëhet, se do të ketë zhvillime të tjera. Kush do të bëhet për bandën e Astirit, në Tiranë e Dorë të bëhet. Unë i biri i Rexhep Metës, unë e kam bërë zgjedhjen time, jam me Shqipërinë, shqiptarët. Duan të na mbushin mendjen që sondazhet, janë aty, atëherë meqenëse presidentet e vendeve të tjera flasin për sondazhet, të gjitha pa diskutim janë blerë nga Edi Rama.

Opozita ka 90 mandate. Vlora do ia bëj fora, do të jem atje në numërimin e votave dhe do kem në vëzhgim komisionarët e opozitës, janë të gatshëm të japin jetën. Kudo në gjithë Shqipërinë. Larg duart nga zgjedhjet, jeta intime e qytetarëve shqiptarë, është prekur ai, kur i kanë dalë fotografitë që ka regjistruar vetë, unë i kam dalë në krahë. Por patronazhsitët të dalin atje se me ca dalin politikanët, gjyqtarët, kjo nuk shkon. Do të këtë fakte se si merren peng bizneset në Shqipëri, njerëz të caktuar të opzoitës, për të bërë gjasme opozitë.

Nuk ka më pengmarrje për Shqipërinë. Marshimi i 2 marsit më 25 prill, do të jetë atje. Do të kemi zhvillime. Mosveprimi në kohë i Prokurorisë i ngarkon me përgjegjësi të rëndë E dimë se ca ndodhi nga zvarritja e hetimeve që kanë mbajtur peng Shqipërinë, është skandaloze nëse drejtësia nuk vepron. Shpresoj të veprojë dhe do të kemi konferenca shtypi çdo dy tre orë. I themi qytetarëve që për faktet, jo për fjalët. Mbrëmë u zbulua kush ishte patronazhisti i kryeministrit tonë, se është çmendur Ilir Meta se sheh armiq kudo.

Po Shqipëria do të ketë armiq, sepse jemi vend i mrekullueshëm, është një Zvicër me det dhe Referendumi do e bëjë vërtetë një Zvicër me det. 10 mijë të punësuar të rinj në administratë vitin e fundit. Të dashur sipërmarrës, sa prej jush kanë humbur vendin e punës në një vit? Pa frikë shkon 100 mijë. Si shpjegohet që gati 100 mijë shqiptarë kanë mbyllur vendin e punës dhe në administratë janë shtuar 10 mijë, shumica e tyre janë fuksat e rehabilituar aty. Mirë që na survejojnë dhe spiunojnë, por duhet t’i mbajmë me rrogë”, tha Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit