Ambasadorja gjermane: Opozita të rikthehet në Kuvend

Mos i humb

Ambasadorja gjermane Susane Schutz nga Korça ka apeluar për rikthimin e opozitës në parlamentin Shqiptar ndërsa është ndalur edhe tek deklaratat e një dite më parë të bëra nga kryeministri për Kosovën.

Ajo është shprehur optimiste për anëtarësimin e vendit në BE ashtu si edhe për 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor , për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës”, u shpreh ajo.

E pyetur për deklaratën e djeshme të kryeministrit në Kosovë, Schutz u përgjigj se “Ne kemi thënë si gjermani që 6 shtetet Ballkanit perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE, kjo vlen edhe për Kosovën e Serbinë por është e rëndësishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen. Qeveria federale gjermane dhe vetë kancelarja gjermane ka thënë që një ndryshim i kufijve do të çonte në një zgjidhje”.

E pyetur sa afër Europës është Shqipëria ajo tha: “Vendi ka një perspektivë për tu anëtarësuar dhe ne shpresojmë që kjo do të arrihet vitin që vjen. Shqipëria ka bërë shumë progres në këtë rrugë, por ka edhe shumë të tjera për të bërë në luftën ndaj krimit të organizuar edhe korrupsionit, duhet të ketë ende zhvillime dhe përparësi në këto pika”.

Këto deklarata ambasadorja i ka bërë nga Korça ku ka qenë e pranishme në kuadrin e 30 vjetorit të vendosjes së bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit