Ambasadorja Yuri Kim pas takimit me Enkelejd Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit, në një mesazh në Twitter shprehet se diskutim ishte shumë i mirë, ndërsa e njeh atë si kryetari në detyrë i PD, duke e cilësuar atë si “ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD”.
“Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen. Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë”, shprehet ajo.
1/2 Very good discussion today w/ @pdshqiperi Acting Chair & Floor Leader @enkelejdalibeaj on wide range of issues. 🇺🇸 has had a strong, special relationship with PD from its birth. We value this relationship & PD’s indispensable role for 🇦🇱 – we hope both will only get stronger. pic.twitter.com/r9ie2mA55Y
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 5, 2022
Postimi i plotë i ambasadores Yuri Kim në Twitter:
Diskutim shumë i mirë sot me Ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh.
SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie.
Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen.
Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”


