Amnistia e armëve në Australi, dorëzohen 57 mijë armë

Mos i humb

Në kuadër të amnistisë që përfshin periudhat mes 1 korrikut dhe 30 shtatorit në Australi, shtetit i janë dorëzuar mbi 57 mijë armë.

Në një deklaratë nga Qeveria e Australisë thuhet se në periudhën 3 mujore të amnistisë shtetit i janë dorëzuar gjithsej 57.324 armë nga të cilat një raketëhedhëse dhe 2.500 pushkë automatike dhe gjysëm-automatike.

Ministri i Rendit dhe i Sigurisë Kibernetike, Angus Taylor tha se numri i armëve të grumbulluara është shumë i mirë dhe se është një hap i suksesshëm për sigurinë e popullit.

Ata që janë arrestuar me armë zjarri pa leje jashtë periudhës së amnistisë mund të marrin një dënim deri në 280 mijë dollarë australianë (226 mijë dollarë amerikan) dhe deri në 14 vjet burgim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit