Amsterdam, tubim në përkrahje të palestinezëve në Gaza

Mos i humb

 

 

Dhjetëra qytetarë, morën pjesë në tubimin e organizuar në Amsterdam, në mbështetje të palestinezëve në Gaza.

Pjesëmarrësit e tubimit fillimisht u vendosën në varkat me të cilat përshkuan pjesën e vjetër të qytetit, ndërkohë që me vete mbanin pankarta me mbishkrimet: “Mbështetje Lirisë”, “Izrael, ndal pushtimin”, paralelisht me valëvitjen e flamujve palestinezë.

Që nga fundi i marsit, palestinezët kanë organizuar tubime përgjatë kufirit me Gazën kundër okupimit izraelit prej disa dekadash për të kërkuar kthimin në shtëpitë e tyre në Palestinën historike, nga e cila u dëbuan në vitin 1948 për t’i hapur rrugë shtetit të ri të Izraelit.

Si pasojë e të shtënave të ushtarëve izraelitë ndaj këtyre demonstruesve paqësorë në Rripin e Gazës, janë vrarë 117 palestinezë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit