Analisti Kuo thotë se për serinë Galaxy S23, Samsung do të përdorë vetëm çipin SnapDragon

Mos i humb

Në vitet e fundit, Samsung është bazuar në përdorimin e dy çipave të ndryshëm në serinë e telefonave Galaxy-S, çipin Exynos SoCs për tregjet e Evropës dhe Azisë, dhe QualComm, dhe SnapDragon në tregjet e tjera të botës.

Pabarazitë në performancën mes dy çipave natyrisht se krijuan përçarje tek konsumatorët e tyre, dhe Samsung duket se më në fund do t’i japë fund kësaj praktike.

Analisti i njohur Ming-Chi Kuo beson se Qualcomm do të jetë furnizues i vetëm i çipave për serinë e re të telefona Galaxy S23, duke e furnizuar kompaninë në fjalë me çipin e ri SnapDragon 8 Gen 2 (SM-8550), duke iu dhënë fuqi të gjitha njësive S23 në të gjitha tregjet botërore.

Kuo thotë se ai gjithashtu beson se Samsung nuk është i kënaqur me performancën e çipit të saj të ri Exynos 2300 në krahasim me çipin kryesor të Qualcomm sa i përket fuqisë kompjuterike dhe efikasitetit të energjisë.

Ka ende shumë punë për tu bërë deri në prezantimin e serisë Galaxy S23, kështu që me siguri se do të ketë informacione edhe më të reja mbi këtë model.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit