Aneksi i Bibliotekës Kombëtare, një nga qendrat më tërheqëse kulturore në zemër të kryeqytetit

Mos i humb

Në Bibliotekën Kombëtare vijon puna me ritme të shpejta për kthimin e “Aneksit” publikut përmes sallave të dedikuara, do të kthehet në një qendër dialogu e pikëtakimi sidomos për të rinjtë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ndoqën nga afër punimet që po kryhen.

“Me Ervin Bushati në Aneksin e Bibliotekës Kombëtare, për të ndjekur nga afër punimet, që po e shndërrojnë këtë kënd të harruar të Tiranës, në një nga qendrat më tërheqëse kulturore në zemër të kryeqytetit, ku libri dhe teknologjia, e shkuara dhe e ardhmja motërzohen kaq natyrshëm”, – tha Margariti.

Ky projekt, që i jep jetë kësaj dritareje dijeje e kulture, mundësohet me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare. Mijëra libra të pashfletuar më parë për dekada të tëra presin që të hapen. Pjesa më e madhe e sallave ishin kthyer në magazina me thasë librash që askush nuk i njihte.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si institucion i parë shte­të­ror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920.

Koleksioni i saj historik i ka fillimet që në vitin 1917. Në momentin e përurimit si BKSH, më 10 dhjetor 1922 kishte një koleksion prej 6000 vëllimesh. Sot koleksioni i saj i kalon një milion vëllimet.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit