Anëtaret e reja të përkohshme të KS-OKB-së filluan detyrën

Mos i humb

Anëtaret e reja të përkohshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) Gjermania, Belgjika, Afrika e Jugut, Indonezia dhe Republika Dominikane, kanë filluar detyrën.

Anëtaret e reja të KS-OKB-së do të shërbejnë në Këshillin e përbërë prej 15 anëtarësh në periudhën 2019-2020.

Kryesimin e këshillit në muajin janar e mori përsipër Republika Dominikane e cila për herë të parë u zgjodh si anëtare e përkohshme.

Gjermania dhe Belgjika deri më tani 6 herë kanë qenë anëtare të përkohshme në KS-OKB, Afrika e Jugut 3, ndërsa Indonezia 5 herë.

Prej 15 anëtareve të KS-së, pesë janë përhershme SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca.

Dhjetë anëtarë të tjerë zgjidhen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për dy vjet detyrë në mesin e 5 grupeve gjeografike të OKB-së. Pesë nga anëtaret e përkohshme rizgjidhen çdo vit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit