Paris, arrestohet zëdhënësi i “jelekëve të verdhë” pas thirrjeve për demonstrata

Mos i humb

Një nga udhëheqësit e demonstratave antiqeveritare në Paris, të konsideruar si “Jelekët e verdhë”, u arrestua nga policia të mërkurën vonë për organizimin e një proteste të pa autorizuar, duke sinjalizuar kështu përkeqësim të situatës.

Eric Drouet, i cili tashmë përballej me një gjyq për mbajtjen e një arme në një protestë të mëparshme, u arrestuar ndërkohë që drejtohej për në Champs-Elysees. Zona ka qenë skenë e përleshjeve të dhunshme gjatë muajit të kaluar.

“Është thirrur për respektimin e sundimit të ligjit“, tha të martën Ministri i Ekonomisë Bruno Le Maire ndërsa mbrojti arrestimin që tërhoqi kritika nga disa kundërshtarë të majtë të qeverisë.

“Është normale që kur të shkelni ligjet e republikës, ju përballeni me pasojat,” shtoi ai.

Drouet, shofer kamioni i cili shfaqet në televizion si zëdhënës për “xhaketat e verdha”, kishte bërë thirrje për demonstratë në një video të postuar në faqen e tij në Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit