Angazhimi i Peleshit: Do ndjek personalisht çdo ide në bujqësi

Mos i humb

 

 

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi është angazhuar të ndjekë personalisht çdo projekt ide për bujqësinë dhe agropërpunimin.

Këtë premtim bëri gjatë takimit në ministri me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, të interesuar në programin IPARD.
Gjatë takimit ministri Peleshi u angazhua personalisht për të ndjekur nga afër çdo interesim, me qëllim kthimin e besimit për të gjithë aktorët pjesëmarrës për aplikimet dhe përfitimet nga këto skema.

“Unë personalisht do të hap një dosje për secilin prej jush, në kuptimin që do të ndjek se si do të shkojë fati i një “projekt –ideje”, të shprehur sot këtu dhe deri në fund. Këtë, ua kërkoj dy zëvendësministrave, edhe Dhimos, që do t’ju asistojë për pjesën profesionale, por edhe Ilirit, që do ta ndjekë si procedurë, si aplikim, deri në fund, padyshim, pastaj edhe drejtorja e AZHBR –së, që e ka dhe për detyrë funksionale, të sigurojë një vlerësim sa më të mirë, sa më transparent, sa më në kohë, pa vonesa për të gjitha aplikimet.”

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit