Anglia heq kufizimet ndaj COVID-19

Mos i humb

Angli sot ka hequr të gjitha kufizimet ndaj koronavirusit (COVID-19), përfshirë mbajtjen e maskave dhe distancën fizike, pavarësisht numrit në rritje të rasteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lokacionet në të gjithë vendin u lejuan të hapnin dyert e tyre pa asnjë kufizim nga mesnata.

Derisa vendi kaloi në hapin e katërt të qeverisë, i cili heq të gjitha kufizimet e mbetura, ministri britanik, Nadim Zahawi, përgjegjës për procesin e shpërndarjes së vaksinave mbrojti vendimin, pavarësisht paralajmërimeve të shkencëtarëve dhe disa parti të opozitës se do të ishte një hap i hershëm.

Ai tha se heqja e kufizimeve është “gjëja e duhur për të bërë”, pasi fillojnë pushimet shkollore.

Hapi i katërt “do të thotë që shumica e kufizimeve të COVID-19 tani kanë përfunduar, të zëvendësuara me udhëzime që theksojnë gjykimin dhe përgjegjësinë personale”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

Ndërkohë, kryeministri britanik Boris Johnson mbetet në vetë-izolim pasi ishte në kontakt të ngushtë me ministrin e Shëndetësisë, Sajid Javid, i cili doli pozitiv ndaj virusit.

Në një video-mesazh të dielën, Johnson tha: “Pra, ju lutem bëni kujdes. Shkoni përpara nesër në hapin tjetër me gjithë maturinë dhe respektin e duhur për njerëzit e tjerë dhe rreziqet që sëmundja vazhdon të paraqesë”.

Johnson “bëri thirrje që të gjithë të rriturit që nuk kanë marrë ende dozën e tyre të parë ose të dytë të vaksinës të paraqiten, për të ndihmuar në mbrojtjen e tyre dhe të tjerëve”, theksohet në deklaratën.

“Rastet do të vazhdojnë të rriten siç përcaktohet nga fillimi i udhërrëfyesit, por programi i vaksinimit ka dobësuar ndjeshëm lidhjen midis infeksionit dhe shtrimit në spital ose vdekjes”, thuhet më tej.

Johnson potencoi nevojën për të qëndruar të kujdesshëm derisa të hiqen kufizimet.

“Pandemia nuk ka mbaruar ende dhe kalimi në hapin e katërt është një ekuilibër rreziqesh. Rastet në të gjithë Britaninë e Madhe dhe Evropë janë në rritje dhe kërcënimi i variantit të ri mbetet”, thuhet në deklaratë.

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan më herët tha se detyrimi për mbajtjen e maskës në transportin publik do të mbetet në fuqi. Ai tha se nuk ishte i gatshëm të vinte në rrezik përdoruesit e transportit publik duke zbutur rregullat për maskat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit