Kryeministri irakian, Al-Kadhimi: Ka patur tre herë përpjekje për të më vrarë

Mos i humb

Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi tha se gjatë mandatit të tij ka patur tre herë përpjekje për ta vrarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Al-Kadhimi, i cili është në postin e kryeministrit të Irakut që nga maji i vitit 2020 dha një intervistë për televizionin saudit Al Hadath.

Ai tha se u mbijetoi tri atentateve gjatë detyrës së tij si kryeministër por nuk dha informacione se kur dhe nga kush ishin organizuar.

“Për këtë nuk jam i shqetësuar, nuk kam frikë. Unë do të vazhdoj të punoj në përputhje me planin që kemi hartuar për qeverinë e vendit”, tha kryeministri irakian.

Al-Kadhimi është në krye të qeverisë irakiane që nga maji i vitit 2020.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit