Anglia plan për të rihapur stadiumet për tifozët, vendimi hyn në fuqi pas përfundimit të Lock-Down ll në dhjetor

Mos i humb

Anglia ka një plan konkret për të rihapur stadiumet për tifozët pas një mbylljeje të tyre prej marsit që lamë pas, shkruajn mediat britanike.

Departamenti për Kulturën, Median dhe Sportin i ka propozuar qeverisë një plan për të rihapur stadiumet me numër të limituar tifozës, nga 4 mijë në zonat më pak të riskuara në ishull që janë caktuar me numrin 1, 2 mijë tifozë për zonat 2, dhe për zonat e nivelit 3 do të rishikohet.

Pritet që këtë të hënë Boris Johnson të japë detajet e një vendimi të mundshëm i cili do të hyjë në fuqi fill pas përfundimit të Lock-Down-it të dytë në ishull, pikërisht më 2 dhjetor kur i përfundon dhe afati.

Ky duket të jetë një lajm i mirë për të gjitha nivelet e futbollit e sporteve të tjera edhe pse Anglia po përballet si gjithë bota me një valë të dytë nga COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit