Ankohet Alma Lama i anulohet raportimi në Komisionin për Punë të Jashtme

Mos i humb

Ish-ambasadorja e liruar nga detyra në Itali Alma Lama ka reaguar ashpër me anë të një statusi në Facebook lidhur me me procesin e raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme .

Pas një kërkese të saj që ishte aprovuar që të raportonte me 16 korrik ,kjo mbledhje është anuluar duke kaluar për sezonin vjeshtor thuhet në statusin e zonjës Lama.

Lama ka cekur se përveçse një sjellje jo serioze është dhe një frike e deputeteve për tu përballur me të vërteten.

“Po te ishin ne nivelin e detyres keta deputete me siguri do te me kishin thirrur vete per raportim ose se paku do ta kishin marre ne pyetje ministrin e jashtem, i cili ka qene disa here ne raportim para ketij komisioni.”

E indinjuar Lama ka theksuar se është një qytetare e lirë pa asnjë funksion publik qe ka mundësi ta mbroj veten nga sulmet e paskrupullta dhe fjalët e  neveritshme dhe se ka shumë platforma të tjera ku mund të thotë të vërtetën .

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit