Apeli i GJKKO cakton me short trupën gjykuese për ankimimin e Belerit

Mos i humb

Çështja e ankimuar nga Fredi Beleri në Apelin e Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka dhe dy ndihmësit e saj do të jenë Dhimitër Lara dhe Iliriana Olldashi.

Këtë të enjte, në Apelin e GJKKO u hodh shorti për përcaktimin e trupës gjyqësore, që do të shqyrtojë ankimimin e depozituar nga Fredi Beleri, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, ndaj GJKKO.

Sipas shortit të datës 09.05.2024, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare).

Treshja e gjyqtarëve do të shqyrtojë ankimin e paraqitur nga pala mbrojtëse, ndaj vendimit nr. 14, datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka deklaruar fajtor të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Më 5 mars 2024, Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi dënimin me dy vite burg Fredi Belerin me akuzën për korrupsion zgjedhor. Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e Fredi Belerit me 2 vite e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor. GJKKO vendosi po ashtu dhe dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Pandeli Kokaveshi, i cili u arrestua së bashku me Belerin, dhe do të qëndrojë në shërbim prove për 3 vite. Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 2023 në Himarë, u arrestua më 12 maj, 2 ditë para se të mbaheshin votimet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit