Apelohet vendimi i KPK-së për gjyqtarin e Lartë, Edmond Islamaj

Mos i humb

 

 

Komisioneri publik ka ankimuar në shkallën e dytë të vettingut, Komisionin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e dhënë më 7 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.

 Edhe pse KPK-ja e shpalli të përshtatshëm për të vijuar detyrën, Komisioneri Publik thekson se hetimi nuk është i plotë dhe ka mangësi sa i përket komponentit të pasurisë.

Komisioneri Publik, nëpërmjet ankimimit kërkon nga KPA që të riparojë mangësitë e hetimit administrativ të KPK-së gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit