Aplikacioni me të cilin mund të kontrolloni ushqimet në furrë!

Mos i humb

Kompania e njihur e pajisjeve elektrike, Electrolux ka nisur një formë të re të punës. Bëhet fjalë për shporetat e saj të cilët mund të jenë më të lehtë për tu përdorur në kuzhinë.

Kjo pasi që falë një aplikacioni, furrat e pjekjes së shporetëve mund të kontrollohen nga një pajisje e lidhur me Wi-FI.

Innit quhet aplikacioni me të cilin mund të kontrolloni furrat e lidhura me Wi-Fi të kësaj marke.

Me Innit, ju mund të shfletoni rekomandimet e ushqimit në bazë të preferencave dietike, shikoni videot si të gatuani dhe dërgoni instruksione si temperatura e furrës në furrat me Wi-Fi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit