Apple tërhiqet nga prodhimi i makinave elektrike

Mos i humb

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që gjiganti teknologjik po punonte mbi këtë projekt.

Apple nuk e ka deklaruar asnjëherë publikisht këtë ide që përfshin rreth dy mijë persona. Shumë punonjës të projektit do të zhvendosen në seksionin e inteligjencës artificiale.

Ekipi i makinave Apple njihej si Grupi i Projekteve Speciale, pjesë e Projektit Titan të shefit ekzekutiv, Tim Cook. Kompania ka shpenzuar miliarda dollarë në kërkime dhe zhvillim, por është përfolur se po punonte për një makinë tërësisht autonome, timon e pedale. Megjithatë, ishte ende larg prodhimit.

“Ky është një vendim i zgjuar dhe i shumëpritur”, tha Ray Wang për BBC, themeleues dhe shef ekzekutiv i Constellation Research. “Tregu nuk ka kërkesë për makina elektrike dhe inteligjenca artificiale është fusha ku po ndodh aksioni”.

Apple ka kërkuar për mundësi të reja përtej iPhone dhe kompjuterëve, ku së fundmi nxori në treg pajisjen Vision Pro për realitetin virtual.

Firma e kërkimeve Counterpoint theksoi se vendimi vjen pas rritjes së beftë të kërkesës së konsumatorëve për mjete elektronike me inteligjencë artificiale. “Të dhënat paraprake tregojnë se dërgesat e celularëve me inteligjencë artificiale do të tejkalojnë 100 milionë njësi në 2024”, tha analisti udhëheqës i saj.

Parashikimi është që numri mund të arrijë 500 milionë në 2027.

Kërkesa për makinat elektrike është ngadalësuar në muajin e fundit ndërsa kostot e qirasë mbeten të larta, duke bërë që tregu të jetë shumë konkurrues për kompanitë e mëdha që po përpiqen të tërheqin klientët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit