“Arabia planifikon të ndërtojë kanal detar për ta shndërruar Katarin në ishull”

Mos i humb

Një zyrtar saudit ka konfirmuar raportet e planeve për të ndërtuar një kanal detar përgjatë kufirit të Mbretërisë me Katarin, një lëvizje që do ta kthente gadishullin e Katarit në një ishull.

Saoud al-Qahtani, një këshilltar në Gjykatën e Mbretërisë Saudite, përmes rrjeteve sociale tha se projekti ka për qëllim të ndëshkojë Katarin për shkelje të perceptuara politike.

Verën e kaluar, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kolektivisht ndërprenë lidhjet me Katarin, duke krijuar një nga krizat më të mëdha në marrëdhëniet ndër-arabe në historinë e kohës së fundit.

Blloku i udhëhequr nga Arabia Saudite premtoi të imponojë më tepër sanksione mbi Doha-n nëse kjo e fundit nuk arrin të përmbushë një listë kërkesash. Këto kërkesa përfshijnë mbylljen e transmetuesit të lajmeve Al-Jazeera me bazë në Katar dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të Katarit me Iranin.

Javën e kaluar, mediat raportuan se Arabia Saudite planifikon të ndërtojë një kanal detar prej 60 kilometrash përgjatë kufirit të saj me Katarin, duke premtuar përfundimin e projektit brenda 12 muajve.

Sipas raportimeve të medias, kanali do të ndërtohet afërsisht një kilometër brenda territorit saudit.

Projekti poashtu thuhet se do të përfshijë ndërtimin e një baze ushtarake saudite dhe deponi të mbeturinave bërthamore pranë kufirit.

Sipas al-Qahtanit, Arabia Saudite ka “të drejtën ligjore” për të ndryshuar gjeografinë e rajonit dhe për të ndërtuar një bazë ushtarake dhe deponi të mbeturinave, nëse shihet e nevojshme.

Gazeta saudite “Sabq” ka raportuar se projekti do të realizohet nga një konsorcium prej nëntë investitorëve vendas me një kosto totale prej 2.8 miliardë rialë saudit (afro 750 milionë dollarë)./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit