Sierra Leone, në dhunën pas zgjedhjeve dëbohen mbi 3 mijë njerëz

Mos i humb

Më shumë se 3,000 mbështetës të partisë më të madhe opozitare të Kongresit Popullor (APC) në Sierra Leone janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Njerëzit kryesisht u larguan nga vendbanimet e tyre në qarkun e pasur me diamant Kono, që ndodhet në lindje të vendit. Ata ikën dyzet kilometra në veri të Masimgbi.

Zyrtari i Lartë Lokal, Bai Kuru Kana Garo Sanka, tha se skenat e dhunës ringjallën kujtimet e vjetra.

“Kur pashë njerëz të hynin masivisht në qytet, më kujtuan luftën e kaluar kur rebelët e Frontit të Bashkuar Revolucionar sulmuan Konon, gjithçka ishte e njëjtë, disa u torturuan dhe abuzuan dhe disa mbetën pa gjërat e vlefshme”, tha Sanka.

Benjamin Sesay, drejtori i Agjencisë lokale Katolike të Ndihmës Caritas Makeni, në deklaratën për AA theksoi se të hënën janë regjistruar më shumë se 1,800 të zhvendosur dhe se ende vazhdon dëbimi i njerëzve.

“Një grua e plagosën dhe një tjetër ishte zhveshur plotësisht dhe pastaj ishte përdhunuar. Të tjerët kanë histori të ndryshme prekëse. Të gjithë thanë se ishin përkrahës të partisë opozitare APC dhe u sulmuan nga të rinjtë e Partisë Popullore të Sierra Leones. Të dëbuarve u shpërndamë ushqim dhe jemi në konsultim me Programin Botëror të Ushqimit për të ndihmuar më tej”, tha Sesay.

Sulmet e vazhdueshme ndaj mbështetësve të opozitës janë regjistruar që kur presidenti aktual Julius Maada Bio fitoi një mandat të ri në zgjedhje. Bio, i cili u përurua në fillim të prillit, dënoi dhunën./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit