Arabia Saudite bombardon kryeqytetin e Jemenit, 30 të vrarë

Mos i humb

Të paktën 30 persona raportohen të jenë vrarë në sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, në një kamp ushtarak rebel në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa.

Shumica e të vdekurve thuhej të ishin të burgosur brenda kampit.

Një roje tha se sulmi i parë dëmtoi një krah të burgut, duke bërë që disa të burgosur të përpiqeshin të iknin.

Më pas një sulm i dytë shkatërroi pothuajse të gjithë ndërtesën.

Koalicioni arab mbështet qeverinë e Jemenit në luftën kundër lëvizjes rebele Houthi.

Më shumë se 8,670 persona janë vrarë dhe 49,960 të tjerë janë plagosur që kur koalicioni ka ndërhyrë në konflikt në vitin 2015. /SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit