Arabia Saudite intercepton raketa jemenase në drejtim të Riadit

Mos i humb

 

 

Mbrojtja anti-ajrore e Arabisë Saudite ka interceptuar tri raketa të shkrepura nga Jemeni, që për objektiv kanë pasur Riadin dhe rajonin Jizan.

E përditshmja saudite Al-Ekhbariya shkruan se “mbrojtja anti-ajrore ka interceptuar dy raketa balistike mbi Riad, dhe një të tretë e cila për objektiv ka pasur Jizanin”.

Ndërkohë gazeta jemenase Al-Masira, e cila kontrollohet nga pushtuesit shiitë Huthi, konfirmoi se luftëtarët e tyre shkrepën të paktën një raketë në drejtim të Jizanit.

Siç theksohet, Huthit kanë gjuajtur edhe në drejtim të portit të Riadit.

Mbrojtja saudite më 26 mars interceptoi 31 raketa ndërsa nga fillimi i aksionit ushtarak në Jemen në vitin 2015, ka rrëzuar në tokë 135 projektile.

Jemeni gjendet në një krizë të thellë të sigurisë dhe politike, e cila nga fundi i vitit 2014 u përshkallëzua në luftë civile.

Lëvizja rebele Huthi kontrollon kryeqytetin Sana dhe disa rajone të rëndësishme në vend ndërsa Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit vepron nga qyteti port Aden.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit