Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka shprehur dhimbje të thellë për vdekjen e kolegut të tyre, dhe aktorit Art Kurti. Kurti po punonte si këshilltar për rini në zyrën e Gjinit.
Gjini është shprehur i shokuar me lajmin e vdekjes së kolegut të tyre, lajm si ky është vështirë i përballueshëm, ai ka thënë se së bashku me kolegët ndjejmë dhimbje të thellë për këtë humbje.
“Jam i shokuar nga lajmi që kolegu ynë Art Kurti nuk është më me ne. Kolegët e mi dhe unë ndjejmë dhimbje të thellë për këtë humbje. Largimi kaq i hershëm dhe i papritur i Artit, nga familja dhe të gjithë ne do të jetë vështirë i përballueshëm”, ka shkruar Gjini.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Metro se po heton rrethanat për vetëvrasje, në rastin e aktorit nga Gjakova, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit.
“Dyshimet e para çojnë për vetëvrasje. Në veturë është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur një fishek të shkrepur në kokë”, ka thënë burimet./Kosova Post/


